TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të njëjta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të pakta dhe mesatare përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Hera-herës këto vranësira në relievet malore në lindje deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje fiton shpejtësi deri në 10-15m/s.
Valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/39 | Diell |
| Kukës | 20/37 | Diell re shi |
| Lezhë | 22/37 | Diell |
| Dibër | 19/35 | Diell re shi |
| Durrës | 22/37 | Diell |
| Tiranë | 24/39 | Diell re |
| Elbasan | 21/40 | Diell re shi |
| Berat | 21/41 | Diell re |
| Vlorë | 23/37 | Diell |
| Korçë | 19/35 | Diell |
| Gjirokastër | 19/41 | Diell re |
| Sarandë | 22/36 | Diell re |












