LONDËR, 18 gusht /ATSH-ANSA/ – Një grevë e re kombëtare e hekurudhave filloi në Britaninë e Madhe, sot dhe nesër, çka ka mbyllur gjysmën e linjave në vend duke paralizuar ishullin.
Vetëm 20% e trenave janë të garantuar duke sjellë rritjen e shqetësimeve për pasagjerët, të cilët janë ftuar të zgjedhin mjete alternative transporti.
Një tjetër grevë është planifikuar për nesër nga Metroja e Londrës.
Kjo është një fushatë proteste me pak precedentë, e organizuar nga sindikatat e njohura ”Rail Maritime” dhe ”Transport Workers”, që pretendojnë një rritje të pagave në përputhje me inflacionin rekord.
Qeveria konservatore po mban një linjë të ashpër duke dënuar këto trazira të reja.
Ministri britanik i Transporteve, Grant Shapps, tha se sindikatat janë të gatshme të shkaktojnë sa më shumë shqetësime të mundshme për qytetarët.
Por, kjo protestë kundër shtrenjtimit të jetesës ka bërë edhe me sektorë të tjerë të paralajmërojnë për greva.
Punonjësit e Postës Mbretërore do të organizojnë një grevë të re më 8 dhe 9 shtator, ndërkohë që edhe dokerët e terminalit më të madh të kontejnerëve në vend, në Felixstowe, në Anglinë Lindore, për tetë ditë rresht (21-29 gusht) do të jenë në grevë duke rrezikuar të paralizojnë edhe transportin detar./ a.jor.












