Ballina Flash

Duka: Gati për një edicion të suksesshëm e me shumë risi  

TIRANË, 18 gusht /ATSH-I.Vata/ Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe aktorët e përfshirë, duke uruar për një sezon sa më të suksesshëm dhe të mbushur me emocione.

Kreu i FSHF-së, Duka u shpreh se do të startohet me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që u shpall në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Gjithashtu, presidenti Duka theksoi mbështetjen akoma dhe më të madhe që FSHF do të japë për klubet, futbollin e fëmijëve, incentivimin financiar për të rinjtë, ofrimin e bazës materiale për të gjitha akademitë përmes projektit Uniforma Ime, futbollin amator, etj.

Për Dukën, Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3 projekte për transformimin e Pogradecit
Artikulli tjetërKOMENT – Inflacioni rritet në 9,8% në BE dhe 8,9% në eurozonë