Ballina Flash

Grabitësit telefonojnë… policinë për ndihmë?!

ROMË, 12 gusht /ATSH-dpa/ – Një bandë grabitësish bankash thirri policinë e Romës për t’i shpëtuar ata, pasi tuneli që kishin gërmuar u shemb, raportoi media italiane.

Shërbimet e shpëtimit nxorën dje një të plagosur nga tuneli i shembur rreth orës 20:00 (1800 GMT) dhe e dërguan në spital, ndërsa policia arrestoi tre bashkëpunëtorët e tij.

Policia beson se ishte një nga grabitësit që bëri thirrjen e urgjencës.

Banda, dy romanë dhe dy napolitane, po shfrytëzonin një fundjavë të gjatë, gjatë së cilës mbylleshin shumica e bizneseve italiane, për të hyrë në një bankë ose në biznese aty pranë.

“Na ndihmoni, ju lutem ejani dhe na lironi”, ishte thirrja e dëshpëruar e njërit prej tyre drejtuar policisë.

Shërbimet e shpëtimit, përfshirë specialistë të trajnuar për tërmetet, duhej të hapnin një tunel të dytë.

Burrit të bllokuar iu dhanë lëngje dhe oksigjen, ndërsa puna e shpëtimit vazhdonte./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i DRSHTRR në Shkodër, shërbim për mbi 90 mijë drejtues mjetesh
Artikulli tjetërBerisha: Kostoja e rrugës Qukës – Qafë-Plloçë është trefishuar