Ballina Ekonomi

Kreditë me probleme zbritën në 5.32%

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Raporti i kredive me probleme pësoi rënie në muajin qershor të këtij viti.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kreditë me probleme zbritën në 5.32%, nga 5.44% që kishte qenë në muajin maj 2022.

Kreditë me probleme pësuan rënie të vazhdueshme deri në muajin mars të këtij viti, kur  zbritën në nivelin 5.24%, niveli më i ulët qysh prej vitit 2009. Në periudhën prill-maj, raporti shënoi një rritje të lehtë me afërsisht 0.2 pikë përqindje, periudhë kjo që përkon me një rritje të shpejtë që pësoj inflacioni.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se për 6-mujorin e parë të këtij viti, vlera e provigjioneve të llogaritura nga bankat për humbje nga kreditë shënoi vlerën 1.25 miliardë lekë, vlerë kjo pothuajse e njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë portofoli total i kredisë në fund të qershorit shënonte një rritje prej 12.3%, në linjë me nivelet e vitit të kaluar, para se ekonomia do të goditej nga vala e fortë inflacioniste.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrojtja e konsumatorit, ISHMT penalizon 5 subjekte
Artikulli tjetërShkelje e rregullave të qarkullimit, 309 masa administrative në Kukës