Ballina Flash

MSHMS: 957 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2418 testime për COVID-19, teksa 957 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 1010 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 957 qytetarë, në këto bashki: 289 në Tiranë, 48 në Lushnjë, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vaun e Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë-Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.

“Janë 6,927 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19 Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (9 gusht 2022)

Raste të reja ditore            957

Të shëruar në 24 orë          1010

Të shtruar në spitale            21

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     2418

Testime totale                1,933,745

Raste pozitive                   318,638

Raste të shëruara              308,145

Raste aktive                         6,927

Humbje jete                         3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        3,357

Fier                              751

Durrës                         565

Vlorë                            458

Gjirokastër                   338

Elbasan                        337

Korçë                           277

Lezhë                           222

Shkodër                       219

Berat                           204

Dibër                           154

Kukës                           45

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet me 10 ditë afati i dorëzimit të projektideve për konkursin “Art në Hapësirat Publike”
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga tokat e punuara në Gjoricë të Bulqizës