Ballina Flash

Fluks vizitorësh në ujërat termale të Bënjës

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Fundjava në ujërat termale të Bënjës, ka qenë mjaft e gjallëruar. Një numër i madh banorësh dhe vizitorësh të zonës, kanë zgjedhur të freskohen nga temperaturat e larta të këtij muaji, duke u larë në ujërat termale të Bënjës, të shpallura Monument Natyre.

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër kanë qenë aty për të dhënë informacion dhe mbështetje në mënyrë që fundjava të ishte relaksuese e pa probleme.

Fluksi i vizitorëve që kanë zgjedhur Përmetin dhe thesaret natyrore të tij, ka qenë i lartë, shkruan AdZM Gjirokastër, në rrjetet sociale, duke ofruar edhe foto të banjave të Bënjës.

Ujërat termale të Bënjës gjenden 13 km larg qytetit të Përmetit.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Hyn në fuqi plani i BE-së për emergjencën e gazit
Artikulli tjetërLeja e re e qarkullimit zëvendëson 3 dokumente, kushton 40% më lirë