Ballina Flash

Parashikimi i motit, 8 gusht 2022

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti sot parashikohet me kthjellime dhe në mesditë me zhvillime vranësirash deri të dendura kryesisht në juglindje e lindje.

Në mesditë e pasdite reshje shiu në zonat kodrinore – malore të vendit. Në lindje e juglindje reshjet do të fitojnë intensitet në formën e rrebesheve. Lokalisht shkarkesa elektrike dhe breshër.

Parashikohet mot i nxehtë me lagështirë.

Era do fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-8 m/sek. Era në mesditë lokalisht fiton shpejtësi 12-15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.               

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/39 Diell re
Kukës 20/32 Diell re
Lezhë 25/37 Diell re
Dibër 19/34 Diell re
Durrës 23/37 Diell re
Tiranë 24/36 Diell re
Elbasan 20/38 Diell re
Berat 19/37 Diell re
Vlorë 22/36 Diell re
Korçë 21/29 Diell re shi
Gjirokastër 18/36 Diell re shi
Sarandë 21/31 Diell  re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga “Park natyror”, Vjosa së shpejti në mbrojtje si “Park Kombëtar”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/8/2022