Ballina Flash

Trashëgimia kulturore, 213,519 vizitorë në 6-mujorin e parë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/- Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, pasi këto vende ngjallin interes të lartë për të mësuar më shumë rreth vlerës së tyre dhe historisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë një bilanc të gjashtëmujorit të parë të vitit, sa i përket vizitave në objektet e trashëgimisë kulturore.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore, ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021.

Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Kulturës në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve ka qenë 213,519 ndërsa në vitin 2021 ka qenë pothuaj gjysma e tyre, 106,534 vizitorë.

Monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët, shprehet ministrja, ndërkohë që shifrat vërtetojnë se trendi rritës, të paktën në tre vitet e fundit, ka qenë me 100 %.

Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, në të cilat nuk ka munguar kujdesi përmes investimeve dhe restaurimeve.

Këto atraksione janë më të preferuarit gjatë kësaj periudhe për turistë e huaj pasi ata shfaqin interes për të parë nga afër objektet dhe për të mësuar më shumë rreth historisë dhe vlerave që kanë këto vende.  /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Të paktën 32 viktima në Rripin e Gazës
Artikulli tjetërPEKIN – Kina në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit