Ballina Aktualitet

Berisha: Mbështetje të plotë protestës për Jonadën

TIRANË, 7 gusht/ATSH – I. Vata-/ Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se Partia Demokratike do të mbështes protestë e lajmëruar ditën e hënë ora 19:30, para Ministrisë së Brendshme.

Në një njoftim të Partisë Demokratike, bëhet e ditur se kreu i PD-së Berisha do të mbështes protestën e qytetarëve qytetarëve për Jonadën.

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre”, shprehet Berisha.

Protesta për Jonadën, vajzën 7-vjeçare e cila u godit nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase u zhvillua për rreth dy orësh më Tiranë me 4 gusht.

Protestuesit i lanë 72 orë kohë kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministren e  Turizmit, Mirela Kumbaro.

Protestës qytetarëve iu bashkua edhe politika si kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kryetati Partia e Lirisë, Ilir Meta, si dhe deputetë si Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Luçiano Boci apo Luan Baçi.

Sot, kryetari i PD-së Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e plotë të protestë që do të organizohet nga qytetarët në orën 19:30 para ministrisë së Brendshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë humbje jete dhe 618 raste me COVID-19
Artikulli tjetërSHBA – Senati amerikan aprovon ligjin për shëndetin, taksat dhe klimën