Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 gusht 2022

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje dhe ato kodrinore-malore të zonës së jugut gjatë orëve më të nxehta të ditës vranësirat parashikohen mesatare dhe hera-herës të dendura kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-6 m/sek, ne mesdite në bregdet e përgjatë luginave era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 2 ballë.              

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/41 Diell
Kukës 19/36 Diell re
Lezhë 23/39 Diell
Dibër 18/38 Diell re
Durrës 23/37 Diell
Tiranë 25/39 Diell re
Elbasan 23/39 Diell re
Berat 19/40 Diell re
Vlorë 19/35 Diell
Korçë 17/32 Diell re
Gjirokastër 17/39 Diell re
Sarandë 19/35 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPse sulmet në zemër ndodhin kryesisht në mëngjes?
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/8/2022