Ballina Flash

Loro Boriçi, legjenda e futbollit shqiptar

TIRANË, 4 gusht/ATSH/-Si sot, 100 vite më parë, lindi Loro Boriçi. Ai ishte një nga futbollistët më të njohur shqiptarë.

U lind në Shkodër, ku me Vllazninë luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios. Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare.

Suksesi më i madh i tij ka qenë Kupa Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë në 1946.

Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës. Pas përfundimit të karrierës si futbollist do fillonte atë të trajnerit. Drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit e për disa vite edhe kombëtaren e RP të Kinës.

Vendlindja e kujton në stadiumin e saj, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e kujton me këtë foto midis nxënësve të tjerë në Kolegjin Saverian, në Shkodër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFshehën 80.000 litra naftë, në pranga 2 shtetas
Artikulli tjetërFOKUS – BE shqyrton rrugë alternative për eksportet e grurit ukrainas