TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një nga vendet më të bukura të këtij gjiri, siç është Shpella e Dafinës në Karaburun, të cilën e ka quajtur një muze nënujor.
Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull, si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj., Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.
Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar Natyror Sazan-Karaburun.
Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese. Vende të pazbuluara dhe të paekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar.
/r.e/























