TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në aktivitetin e organizuar sot në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, tha se, “marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është aq e fortë sa nuk e zbehu dot as 50 vite komunizëm”.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Xhaçka u shpreh se “jemi mirënjohës për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për vendin tonë. Në 30 vitet e fundit, koha e ka justifikuar besimin dhe entuziazmin e shqiptarëve tek Amerika”.
“Shqipëria sot, realitet krejt tjetër nga ai që gjeti Sekretari Baker 30 vjet më parë kur rilindi kjo marrëdhënie e shkëputur”, u shpreh ajo.
Ministrja vuri në dukje se “ne jemi sot një vend që kontribuon për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë. Shqipëria në KS, kontribut real në adresimin e çështjeve të sigurisë dhe paqes”, teksa veçoi rolin e Shqipërisë në dosjen e Ukrainës, ku siç tha ajo, “jemi bashkëpenëmbajtës me ShBA”.
“Ne jemi sot një vend që ka hedhur hapa të jashtëzakonshme drejt modernizimit”, tha ministrja Xhaçka. “Hapja e negociatave, mirënjohje SHBA që na kanë ndihmuar në çdo hap të rrugëtimit”, tha Xhaçka.
/j.p/r.e/






















