Ballina Bota

Ulen fitimet e “Nestle” për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit

GJENEVË, 28 korrik /ATSH-DPA/- Aksionet e “Nestle” kanë shënuar një rënie prej mbi 1% në tregun zviceran pasi gjigandi i ushqimeve dhe pijeve raportoi një fitim të ulët në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht rritjes së shitjeve, duke përmendur sfidat e zinxhirit të furnizimit mes shumë faktorëve të tjerë.

Gjithashtu, kompania uli parashikimin fiskal 2022 për marzhin themelor të fitimit operativ tregtar.

Këtë vit, kompania ka parashikuar një rritje të marzhit themelor të fitimit operativ tregtar në rreth 17%, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm midis 17% dhe 17,5%.

“Nestle” pret nje rritje të shitjeve te produkteve organike midis 7% dhe 8%, ndërsa vlerësimi i mëparshëm ishte rreth 5%.

Fitimet bazë për aksion në valutë konstante dhe efikasiteti i kapitalit pritet të rritet ende. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shqipëria e ka vendin nën qiellin e Europës së Bashkuar
Artikulli tjetërDi Maio: Do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj në këtë rrugë drejt hyrjes në BE