TIRANË, 25 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vala e të nxehtit, do të jetë e pranishme më së shumti në fillim të kësaj jave.
Zonat perëndimore do të vijojnë të mbeten me temperatura të larta edhe pse parashikohen luhatje.
Përgjatë zonave malore, kryesisht në mesditën e së enjtes parashikohen reshje të shkurtra shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit gjatë orëve të mesditës.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.













