TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi do të vijojë të ndikohet edhe për sot nga rrymat e nxehta të cilat do të sjellin mot të kthjellët përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare në relievet kodrinore-malore në jug dhe lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/39 | Diell |
| Kukës | 20/37 | Diell re |
| Lezhë | 22/38 | Diell |
| Dibër | 19/36 | Diell re |
| Durrës | 22/37 | Diell |
| Tiranë | 24/39 | Diell |
| Elbasan | 21/41 | Diell re |
| Berat | 21/41 | Diell |
| Vlorë | 23/37 | Diell |
| Korcë | 20/35 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/41 | Diell re |
| Sarandë | 21/36 | Diell |












