Ballina Ekonomi

Markatë e re e fruta-perimeve në Lushnje

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa dhe deputetin Bujar Çela pa nga afër ecurinë e punimeve që po kryhen për ndërtimin e markatës së re të fruta-perimeve në Lushnjë.

Balla në fjalën e tij u shpreh se ky investim është shumë i rëndësishëm pasi u vjen në ndihmë fermerëve, të cilët tashmë do të kenë ku të tregtojnë produktet e tyre brenda të gjitha standardeve të nevojshme.

“Markata e re e fruta-perimeve është një investim i rëndësishëm për zonën, pasi fermerët e Lushnjës do t’i tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore në mjedise moderne dhe brenda të gjitha kushteve të nevojshme”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla u shpreh se markata e re do të ketë 90 njësi shërbimi në funksion të tregtarëve që shesin fruta perime si dhe tha se krijimi i hapësirave të gjelbërta përreth është domosdoshmëri.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Mbrojtjes: 18 vatra aktive zjarri gjatë 24 orëve, 13 janë shuar
Artikulli tjetërTORONTO – Papa Françesku niset për në Kanada në ‘pelegrinazh pendimi’