Ballina Bota

BRUKSEL – BE ankesa kundër BM për shkelje të Brexit

BRUKSEL, 23 korrik /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian paraqiti katër ankesa kundër Britanisë së Madhe për shkelje të supozuara të marrëveshjes së Brexit që prekin dërgesat e mallrave në Irlandën e Veriut.

Komisioni argumentoi se ishte i detyruar të vepronte sepse Britania e Madhe nuk kishte marrë pjesë në një diskutim kuptimplotë rreth kësaj çështje që nga shkurti.

Brukseli është gjithashtu i pakënaqur nga Projektligji i Protokollit të Irlandës së Veriut, i cili i ka kaluar Parlamentit.

Qeveria britanike dëshiron të përdorë legjislacionin për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme disa pjesë të marrëveshjes së Brexit në lidhje me Irlandën e Veriut, të cilën BE-ja thotë se është e paligjshme.

Çështja mund të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe, nëse Britania e Madhe shpallet fajtore për shkelje të traktateve, aëherë ajo mund të gjobitet. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Bota përshëndet marrëveshjen e grurit me Ukrainën
Artikulli tjetërRruga e re nga Qeparoi në Vlorë shkurton distancat, udhëtim mes luginash e malesh të lartë