Ballina Bota

RUSI – Lavrov: Planifikojmë pushtimin e territorit ukrainas përtej Donbasit

MOSKE, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Moska deklaroi se po zgjeron planet e saj për të marrë territorin ukrainas përtej Donbasit Lindor, në përgjigje të rritjes së furnizimeve perëndimore me armë nga Kievi, ndërsa pushtimi rus i fqinjit të saj po i afrohet pesë muajve.

”Rusia planifikon të pushtojë më shumë territor ukrainas sepse dërgimi i armëve perëndimore me rreze të gjatë në Kiev ndryshoi gjeografinë e betejës”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Procesi do të vazhdojë. Do të jetë drejt një qëllimi dhe me presion”, i tha ai transmetuesit rus RT.

Ai shtoi se ”meqenëse Ukraina tani ka armë nga Perëndimi që e lejojnë atë të godasë në distanca deri në 300 kilometra, ishte e nevojshme t’i shtynte ato më tej për të minimizuar rreziqet për forcat ruse”.

“Gjeografia është e ndryshme tani”, thekoi Lavrov duke shtuar se Rusia nuk ishte më e fokusuar vetëm në rajonin e Donbass ose rajonet jugore të Ukrainës, Kherson dhe Zaporizhzhya, por në një numër territoresh të tjera”.

Një nga qëllimet fillestare të pushtimit rus ishte çmilitarizimi i Ukrainës.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u përgjigj menjëherë duke thënë se Rusia është më e interesuar për gjakderdhjen sesa për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve.

“Duke rrëfyer ëndrrat për të rrëmbyer më shumë tokë ukrainase, ministri i Jashtëm rus demonstron se Rusia kundërshton diplomacinë dhe fokusohet në luftë dhe terror. Rusët duan gjak, jo bisedime”, shkroi Kuleba në Twitter./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Në arrestimin e Hashim Thaçit qëndron trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë
Artikulli tjetërTabaku për rezolutën kundër Dick Marty: Do e votojmë, kemi punuar vetëm për të mirën e Kosovës