Ballina Aktualitet

Peleshi, takim me zv/presidentin e gjigantit “Lockheed Martin”: Transformim i FA-ve

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar zhvilloi një takim me Jonathan Hoyle, zv/president i gjigantit “Lockheed Martin”.

Peleshi u shpreh se, “Lockheed Martin” po asiston vendin tonë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të hapësirës ajrore dhe detare.

“Transformimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Ministri theksoi se, në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, për pajisjen e FA me sistemin kundërtank “Javelin” si dhe rinovimin e flotës tonë ajrore me helikopterë “Black Hawk”, të pajisur me sistem të posaçëm për fikjen e zjarreve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFëmijët e fshatit SOS, pjesë e kampit veror të “Europe House”
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 1336 të infektuar në 24 orët e fundit