Ballina Flash

Panda më e moshuar në botë nuk është më

HONG KONG, 21 korrik /ATSH-AA/ – Panda mashkull më e moshuar në botë ka ngordhur në kopshtin zoologjik të parkut argëtues në Hong Kong, ku ishte 23 vite.

Zyrtarët e parkut konfirmuan se ka ngordhur panda mashkull në moshën 35-vjeçare me emrin “An An”.

Në njoftim thuhet se për pandën, gjendja e së cilës u përkeqësua në tre muajt e fundit dhe nuk mund të hante ushqim të fortë, veterinerët vendosën të parandalojnë vuajtje të mëtejshme.

Theksohet se panda ka vuajtur nga kolesteroli i lartë, që është e zakonshme në moshën e shtyrë.

Në vitin 1999, kur “An An” kishte 12 vite, panda femër “Jia Jia” u dhurua nga Kina në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.

“Jia Jia”, e cila ngordhi në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare, u bë panda femër më jetëgjatë në botë.

Pandat tjera “Ying Ying” dhe “Le Le”, iu dhuruan Hong Kongut nga Pekini në vitin 2007, kur u festua 10-vjetori i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulmi kibernetik ndaj e-Albania, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa vepra penale
Artikulli tjetërITALI – Gazprom premton një rritje të furnizimeve të gazit