MOSKË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Qytetet në rajonin e Donbasit do të rindërtohen, në Ukrainën lindore, premtoi sot presidenti rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se ka shumë për të bërë në zonë pas disa muajsh luftimesh.
“Kjo është arsyeja pse vendi ynë do të ndihmojë Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut”, tha ai në një videokonferencë me fëmijët dhe të rinjtë.
Ai paralajmëroi se përpjekjet e rindërtimit mund të zgjasin muaj, javë dhe vite.
Putin gjithashtu i premtoi një vajze se do të ishte kryetare e një agjencie të re ende të paidentifikuar për organizatat e fëmijëve dhe rinisë ruse.//a.i/






















