TIRANË, 20 korrik /ATSH/– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të gjithë vendin por në qendër dhe veriperëndim pritet të arrihen vlerat më të larta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës por në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 10-15m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/36 | Diell |
| Kukës | 17/34 | Diell |
| Lezhë | 23/35 | Diell |
| Dibër | 16/33 | Diell re |
| Durrës | 21/34 | Diell |
| Tiranë | 23/36 | Diell |
| Elbasan | 20/37 | Diell re |
| Berat | 16/37 | Diell |
| Vlorë | 18/33 | Diell |
| Korçë | 16/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell re |
| Sarandë | 20/32 | Diell |












