Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 korrik 2022

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut por temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë.

Moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar nga valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.               

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell
Kukës 17/32 Diell re
Lezhë 22/34 Diell
Dibër 15/32 Diell re
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 20/35 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korcë 17/30 Diell re
Gjirokastër 17/34 Diell re
Sarandë 18/32 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBota kujton Nelson Mandela në 104-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/7/2022