Ballina Flash

​Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

PRISHTINË, 19 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti e ka quajtur këtë një arritje historike.

“ Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë. “, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën sot zyrtarisht negociatat për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohet euroja, dollari humb terren
Artikulli tjetërPD: e-Albania ende jashtë funksionit, të dhënat e qytetarëve të rrezikuara