Ballina Flash

Irani burgos regjisorin e famshëm Panahi

TEHERAN, 19 korrik /ATSH/ – Regjisori iranian dhe fitues i shumë çmimeve, Jafar Panahi, i cili u arrestua në Teheran javën e kaluar, u dënua me gjashtë vjet burg, shkruan BBC.

Media iraniane pretendoi se Panahi u ndalua pasi vizitoi në burgun ”Evin” një nga dy kolegët e filmave, të arrestuar për mbështetje të protestave.

Bashkëshortaj i tha BBC se ai ”ishte informuar nga gardianët se po përballej me një dënim të jashtëzakonshëm me burg” dhe se ”ndalimi i tij përbënte një rrëmbim”.

“Jafar ka disa të drejta si qytetar. Ka një proces të rregullt. Për të burgosur dikë, duhet së pari të thirret. Por burgosja e dikujt që proteston jashtë burgut ngre shumë pikëpyetje. Ky është një rrëmbim”, theksoi ajo.

Mohammad Rasoulof dhe Mostafa Al-e Ahmad u arrestuan për postime në mediat sociale në lidhje me shembjen e një ndërtese 10-katëshe në qytetin Abadan në maj që vrau më shumë se 40 persona.

Dy kineastët u akuzuan për “nxitje të trazirave dhe prishje të sigurisë psikologjike të shoqërisë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Irna.

Panahi, 62 vjeç, ka fituar çmime të shumta në festivale ndërkombëtare të filmit.

Ato përfshijnë çmimin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit, Ariun e Artë, si dhe çmimin e skenarit më të mirë të Festivalit të Filmit në Kanë për ”Three Faces” në 2018.

Në vitin 2010 ai u arrestua për mbështetjen e protestave masive antiqeveritare që shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit të kaluar. Më vonë, ai u dënua për “propagandë antisistem”, u dënua me gjashtë vjet burg dhe iu ndalua të bënte filma ose të udhëtonte jashtë vendit për 20 vjet.

Festivali i Filmit në Kanë tha në një deklaratë javën e kaluar se “dënon me forcë këto arrestime dhe valën e represionit që po ndodh në Iran kundër artistëve”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: e-Albania ende jashtë funksionit, të dhënat e qytetarëve të rrezikuara
Artikulli tjetërBRUKSEL – MV: Nuk pranojmë asnjë zgjidhje ndryshe për gjuhën maqedonase