Ballina Flash

Miratohet projektligji “Për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi mori në shqyrtim projektligjin “Per regjistrin kombetar te te denuarve per krime seksuale”.

Projektligji u prezantua  nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Erisa Xhixho, në cilësinë e deputetes propozuese të këtij projektligji.

Felaj theksoi se, kjo është hera e parë që të dhënat për personat e dënuar do të mblidhen në rang kombëtar.

“Është e para herë që mundësojmë që të dhënat për personat e dënuar në vite për kryejnë e krimeve seksuale kemi vendosur të mblidhen në rang kombëtar. Përmes kësaj të dhëne na jep mundësinë të dimë shpërndarjen e këtyre personave. Nuk ka rëndësi fakti nëse janë rehabilituar apo jo. Qëllimi është ai që edhe gjykatat evropiane e kanë konsideruar të rëndësishëm”, tha Felaj.

Pas pyetjeve dhe sugjerimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz i shqetësuar për rilindjen e karburanteve fosile mes luftës ruse në Ukrainë
Artikulli tjetërESTONI – Qeveria e re merr detyrën