TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor nisi shërbimin risi të targave me formate dhe dimensione të reja.
Sipas DPSHTRR-së, klishetë e reja të këtyre prokateve risi që i shtohen kompletit të targave zyrtare shqiptare dhe karakteret me dimensionet e reja, janë tashmë operative, së bashku me një makineri të re teknologjike, në dispozicion të porosive dhe për rritje të rendimentit të prodhimit ditor.
Shërbimi do t’i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat/targën ekzistuese me po ato karaktere, si edhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.























