Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 korrik 2022

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera normale deri të larta presionit atmosferik.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe zhvillime vranësirash nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe me rrahje me shpejtësi që arrijnë deri në 8-14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/30 Diell
Kukës 14/26 Diell re
Lezhë 21/30 Diell
Dibër 12/26 Diell re
Durrës 19/31 Diell
Tiranë 19/33 Diell
Elbasan 15/33 Diell re
Berat 15/33 Diell re
Vlorë 18/30 Diell
Korçë 14/25 Diell re
Gjirokastër 14/31 Diell re
Sarandë 17/30 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE miraton një miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/7/2022