Ballina Ekonomi

Doganat mbledhin 72.5 miliardë lekë TVSH

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga Administrata Doganore gjatë gjysmës së parë të vitit llogariten 72.5 miliardë lekë.

Sipas DPD-së, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të shkuar, këto të ardhura rezultojnë rreth 13,6 miliardë lekë më të larta.

Ndikimin kryesor e dha rritja e importit të energjisë me rreth 3.3 miliardë lekë më tepër se në të njëjtën periudhë të 2021, e pasuar nga rritja e çmimit të karburantit. Ndikimi i drejtpërdrejt në TVSH nga rritja e çmimit të karburantit llogaritet 2.7 miliardë lekë më shumë se në 6-mujorin e parë 2021.

Ndërkohë, ndikimi në TVSH nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit të përgjithshëm, llogaritet 2 miliardë lekë, ndërsa nga importi i metaleve bazë rreth 2 miliardë lekë më tepër.

Nga importi i gazit të lëngshëm efekti në TVSH llogaritet rreth 1 miliard lekë më tepër, ndërsa nga rritja e çmimit të materialeve plastike, efekti në TVSH llogaritet 420 milionë lekë më shumë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Marrëveshje partneriteti strategjik Izrael-SHBA
Artikulli tjetërPërfundojnë 5 tunelet në nyjën tek ish-sheshi Shqiponja, trafik i lehtësuar në hyrje dhe dalje të Tiranës