Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 korrik 2022

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera normale deri të larta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me zhvillime vranësirash nga orët e mesditës deri në ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do jetë relativisht intensive dhe me rrahje me shpejtësi që arrijnë deri në 7-12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/30 Diell
Kukës 15/26 Diell re
Lezhë 22/29 Diell
Dibër 12/27 Diell re
Durrës 20/30 Diell
Tiranë 19/30 Diell re
Elbasan 14/31 Diell re
Berat 15/31 Diell re
Vlorë 17/29 Diell
Korcë 14/24 Diell re
Gjirokastër 14/31 Diell re
Sarandë 17/29 Diell

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Partia Socialiste e hapur për të gjithë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/7/2022