TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa si dhe vlera normale të presionit atmosferik.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me zhvillime vranësirash në mesditë në relievet malore të territorit dhe pjesërisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe me rrahje me shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/32 | Diell re |
| Kukës | 16/27 | Diell re |
| Lezhë | 20/31 | Diell |
| Dibër | 12/28 | Diell re |
| Durrës | 15/32 | Diell |
| Tiranë | 18/32 | Diell re |
| Elbasan | 15/33 | Diell re |
| Berat | 14/32 | Diell |
| Vlorë | 17/31 | Diell |
| Korcë | 11/24 | Diell re |
| Gjirokastër | 12/32 | Diell |
| Sarandë | 14/31 | Diell re |












