Ballina Flash

285 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 10 korrik/ATSH/  Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 859 testime. Duke bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 33.17%.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 203 persona nga koronavirusi.

Në total numri i rasteve aktive është 2,169.

Në 24-orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19 për shkak të pushimit për festën e Kurban Bajramit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Ministrat zotohen të ulin taksat pas shpalljes së kandidaturave
Artikulli tjetërTirana mikpret në fund të korrikut Parlamentin Frankofon të Rinisë