Ballina Aktualitet

Ambasadat urojnë Festën e Kurban Bajramit

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ditë që shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit dhe të dashurisë ndaj Zotit.

Ambasada e shteteve të huaja të akredituara në Shqipëri uruan sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, ishte urimi i ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e Delegacionit të BE.

Ambasada gjermane në Tiranë u shpreh në mesazh se: “urojmë të gjithë besimtarët dhe besimtaret musliman një Kurban Bajram të bekuar. Eid al-adha mubarak!”.

Ambasada britanike në Shqipëri theksoi se, “shprehim urimet me të përzemërta për popullin shqiptar me rastin e Kurban Bajramit. Kjo është një ditë e veçantë sakrifice për të kremtuar vlerat e bujarisë, respektit dhe mirënjohjes. Urimet tona më të mira për ju dhe të dashurit tuaj”.

Edhe ambasada italiane në Shqipëri uroi sot besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

“Ambasada e Italisë në Tiranë u uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e ambasadës italiane

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 3 shtetas
Artikulli tjetërDhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) “Nderi i Akademisë”, Gjinushi: I la trashëgimi të pasur qytetërimit shqiptar