Ballina Ekonomi

Arsimi profesional, 211 ekspertë IT i bashkohen tregut të punës

TIRANË, 5 Korrik/ATSH/ Arsimi profesional po shihet nga të rinjtë gjithnjë e më tepër si një mundësi e shkëlqyer për të ardhmen.

211 ekspertë të teknologjisë dhe informacionit i shtohen tregut të punës këtë vit, pas përfundimit të studimeve në dy shkollat “Hermann Gmeiner” dhe “Gjergj Canco”.

Në ceremoninë e diplomimit të këtyre maturantëve ishte e pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

MFE bën të ditur se deri tani 176 biznese partnere kanë punësuar një pjesë të madhe të nxënësve të “Hermann Gmeiner”dhe “Gjergji Canco” menjëherë pas diplomimit.

Shkollat numërojnë 1200 nxënës të cilët zgjedhin të studiojnë në TIK dhe elektronikë

Programet më të frekuentuara në arsimin profesional janë hoteleri-turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni dhe komunikimi. Tre ofrues të arsimit dhe formimit profesional ofrojnë dhe kualifikime profesionale pas të mesmes, dizajn mode, diagnostikim dhe menaxhim në autoservis.

Referuar të dhënave, 60 % e nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm profesional, punësohen brenda vitit të parë pas diplomimit, ndërsa 80 % e nxënësve që ndjekin arsimin profesional, kryejnë praktika profesionale në 2375 biznese në të gjithë vendin.

Edhe mbështetja financiare nga buxheti i shtetit është rritur me më shumë se 2 herë. Nga 12.2 milionë euro në vitin 2015, në 26.8 milionë euro në vitin 2021.

Investimet e kryera në periudhën 2017-2021 llogariten rreth 18 milionë, kryesisht në ndërtimin, rikonstruksionin dhe pajisjen e shkollave të AFP-së.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformohet qendra e kontrollit teknik të mjeteve në Vlorë
Artikulli tjetërGREQI – Zjarre të pakontrolluara përfshijnë vendin