Ballina Bota

COVID-19 – Greqia regjistron rritje të rasteve

ATHINË, 4 korrik /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar një rritje të infeksioneve të reja me Covid-19 në tre javët e fundit, veçanërisht në zonat turistike, sipas një njoftimi të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (NOPH).

Ekspertët thanë se rritja e rasteve vërehet kryesisht në grupmoshën 18-24 vjeç, ndërsa shkalla mbetet e qëndrueshme për grupmoshat e tjera.

Gjithashtu ka pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve që përfshijnë persona mbi moshën 65 vjeç, ndërkohë që shtrimet në spital nuk kanë qenë në nivele alarmante në shumicën e vendeve dhe numri i rasteve të reja me ventilim ka mbetur i ulët.

Varianti dominues i koronavirusit në Greqi dhe Evropë është ende Omicron, i cili duket se përbën më shumë se gjysmën e rasteve, dhe nënvariantet e tij BA4 dhe BA5./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Përkujtojmë veprën e kompozitorit Çesk Zadeja në 95-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërSHKUP – Takim Kovaçevksi-Sela për propozimin francez