Ballina Flash

Parashikimi i motit, 2 korrik 2022

TIRANË, 2 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane, por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje-juglindje të territorit, parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave. Hera-herës këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike si dhe intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-5m/sek. Në bregdet dhe lugina era do të jetë me rrahje deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/36 Diell re
Kukës 21/37 Diell re shi
Lezhë 21/35 Diell re
Dibër 19/36 Diell re shi
Durrës 23/36 Diell re
Tiranë 26/37 Diell re
Elbasan 24/38 Diell re shi
Berat 20/38 Diell re
Vlorë 22/36 Diell
Korcë 19/34 Diell re shi
Gjirokastër 19/37 Diell re shi
Sarandë 22/32 Diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJahti shfaq probleme me motorin pranë Divjakës, shpëtohen turistët polakë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/7/2022