Ballina Bota

MEDIA – Turqia bllokon faqet e internetit të DW dhe VOA

STAMBOLL, 30 qershor /ATSH-DPA/- Autoriteti i Transmetimeve Turke (RTUK) ka bllokuar faqet e internetit të transmetuesit gjerman ”Deutsche Welle” (DW) dhe ato të radiostacionit ndërkombëtar amerikan ”Zëri i Amerikës” (VOA).

Kryetari i RTUK, Ilhan Tasci, shkroi në Twitter se aksesi i të dy transmetuesve u bllokua me urdhër të gjykatës dhe me kërkesë të RTUK.

Tasci tha se ato nuk kishin aplikuar për licensa.

DW konfirmoi se aksesi ishte bllokuar në të gjitha 32 faqet e saj në gjuhë të ndryshme që nga mbrëmja e së enjtes.

”Zëri i Amerikës” konfirmoi gjithashtu se rregullatori turk i medias kishte bllokuar aksesin e transmetuesit të tij.

DW dhe media të tjera të huaja janë kërcënuar se programet e tyre online në Turqi do të bllokoheshin që nga shkurti, kur RTUK u kërkoi zyrtarisht transmetuesve të aplikonin për licensë për shërbime sipas kërkesës.

DW tha se do të ndërmarrte veprime ligjore kundër kërkesës dhe se do të ngrinte padin për heqjen e bllokimit. Në median sociale po shpërndaheshin informacione sesi të anashkaloheshin kufizimet./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik
Artikulli tjetërKOMENT – Praga merr presidencën e BE-së në një ”mot të keq” për Evropën