Ballina Aktualitet

Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s e bënë Aleancën më të bashkuar

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sot pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s në Madrid.

Meta u shpreh se vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar.

“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen! Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato. Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë!”, shkroi Meta në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi i vetingut, Kurti takim me Selimin e AAK-së
Artikulli tjetërRama në Samitin e NATO-s, bisedë me presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë