Ballina Flash

Korçë, 2 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 650 të proceduar

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Policia Rrugore e qarkut Korçë ka arrestuar 2 drejtues mjetesh, ndërsa ka proceduar administrativisht gjithsej 650 drejtues mjetesh.
Sipas policisë, gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban, u vunë në pranga 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” njëri prej të tyre edhe për veprën “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe u referuan materialet në Prokurori për 3 shtetas të tjerë.

“29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë vendosur 168 masa administrative për qëndrim të gabuar dhe 157 për parakalim të gabuar. Janë tërhequr gjithsej 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, si dhe janë vendosur 279 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor”, thekson policia.

Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
/k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Prodhimi i grurit këtë vit, më i lartë se vitin e kaluar
Artikulli tjetërZgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, shpallen vendimet për katër denoncime