Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA rrit praninë ushtarake në Evropë

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropë në kuadër të pushtimit rus në Ukrainë, njoftoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Angazhimet afatgjata në forcat tokësore, detare dhe ajrore do të shtrihen përtej kohëzgjatjes së krizës aktuale dhe do të përfshijnë stacionimin e gjashtë anijeve luftarake shkatërruese në Rota, një nga katër bazat ushtarake që përdoret nga SHBA-ja pranë Cadiz-it në Spanjë.

Përpara samitit të NATO-s në Madrid, Sullivan tha gjithashtu, pa dhënë detaje, se forcat amerikane në krahun lindor të NATO-s do të rriteshin me qëllimin për t’u përballur me një kërcënim më të mprehtë dhe më të fortë rus.

Ushtria amerikane aktualisht ka mbi 100 000 ushtarë të stacionuar në Evropë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/6/2022
Artikulli tjetërKorça kryeson me prodhimin më të lartë të pemëve frutore