SIDNEJ, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Vështirësitë në zinxhirin e furnizimit kufizojnë aftësinë e Australisë, e cila ka përfituar nga dy korrje të shkëlqyera radhazi të grurit, për të luajtur një rol në tregun global, pas pushtimit të Ukrainës, sanksioneve kundër Rusisë dhe bllokimit të porteve të Ukrainës.
Problemet logjistike në sjelljen e prodhimit australian dhe kostot e larta të transportit kanë kufizuar kontributin e vendit në reduktimin e mungesës në tregun global.
Rritja e mprehtë e çmimit të tregut të grurit australian, i cili zakonisht mbulon midis 10 dhe 15% të tregut global, do të thotë gjithashtu se vendet më të varfra, të cilat mbështeteshin në çmimet ruse, nuk mund të përballojnë ta blejnë atë.
Australia zakonisht eksporton rreth 17,6 milionë tonë grurë në vit, por në vitin financiar 2021-22 ajo eksportoi 26 milionë ton, pas një korrje rekord prej 36 milionë tonësh.
Fermerët kanë mbjellë rreth 14 milionë hektarë këtë sezon në kushte veçanërisht të favorshme, falë edhe reshjeve shumë të dendura të muajve të fundit, duke bërë që analistët të parashikojnë vëllime të ngjashme eksporti për 2022-23./ /os/






















