Ballina Flash

Parashikimi i motit, 26 qershor 2022

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe me alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Në zonën bregdetare dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera herës deri të dendura.

Këto vranësira në zonat malore në ekstremin verior do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell re
Kukës 20/34 Diell re
Lezhë 19/34 Diell re
Dibër 18/33 Diell re
Durrës 20/34 Diell re
Tiranë 24/37 Diell re
Elbasan 22/37 Diell re
Berat 17/37 Diell re
Vlorë 20/35 Diell re
Korcë 18/31 Diell re
Gjirokastër 15/36 Diell re
Sarandë 19/34 Diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: PS ka filluar fushatën për mandatin e 4-t, nuk kemi të krahasuar me asnjë forcë tjetër politike
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/6/2022