Ballina Flash

Papa Françesku: Duhet guxim për t’u martuar!

VATIKAN, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Basti për dashurinë familjare është i guximshëm, pasi duhet kurajë për t’u martuar, tha papa Françesku duke ndërprerë predikimin e Tij në një meshë në sheshin e shën Pjetrit, në Vatikan.

”Po shohim kaq shumë të rinj që nuk e bëjnë këtë, nuk kanë guximin të martohen dhe shumë herë disa nëna më thonë që të bëj diçka, të flas me djemtë e tyre”, shtoi papa.

”Po, moj nënë, por mos ia hekuros këmishët, po fillo largoje pak, që të dalë nga foleja, sepse dashuria familjare i shtyn edhe fëmijët që të fluturojnë, i mëson fëmijët të fluturojnë dhe i shtyn ata të fluturojnë për të qenë të lirë”, theksoi ai.

”Gjatë krizave, të gjitha familjet i përjetojnë ato. Ju lutem mos e merrni lehtë që ja, ‘po kthehem te mami’, jo, vazhdo me këtë bast të guximshëm. Do të ketë kohë të vështira, por vazhdo gjithmonë të ecësh përpara”, kërkoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, miratohet doza e tretë e vaksinës anti-COVID për grupmoshën 12 +
Artikulli tjetërNga zvarritja e procesit të integrimit te dialogu Kosovë-Serbi, Gjiknuri në Forumin e Sigurisë në Londër