Ballina Bota

SPANJE – Plan masiv kundër inflacionit

MADRID, 25 qershor /ATSH- ANSA/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka njoftuar një paketë të re masash kundër inflacionit që do të përfshijnë “një përpjekje të jashtëzakonshme për shtetin” prej nëntë miliardë eurosh.

Krahas shtyrjes së masave tashmë në fuqi dhe që do të skadojnë më 30 qershor, kryeministri ka treguar si risi një zbritje “50%” në lejet e transportit publik të menaxhuara nga shteti – si trenat – 200 euro bonus për të papunët dhe shtresat në nevojë, përgatitjen e taksës për “fitimet e jashtëzakonshme” të kompanive energjetike, sipas shembullit të asaj që është bërë në vende të tjera.

Sánchez konfirmoi gjithashtu uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 10% në 5%. Ndër masat tashmë në fuqi ka një zbritje prej 20 cent euro për litër tek karburantet. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISHMT kontrolle për sigurinë në këndet e lojërave për fëmijë
Artikulli tjetërZgjerimi i BE-së: Shfaqja e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor