LOS ANXHELES, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Një Oskar nderi për angazhimin e tij kundër Parkinsonit.
Akademia që jep çdo vit çmimet më të lakmuara në kinema, ka vendosur të nderojë Michael J. Fox dhe betejën e tij 30-vjeçare kundër sëmundjes që e goditi në një moshë shumë të re.
Oscarët e nderit do të jepen më 19 nëntor dhe do t’i shkojnë gjithashtu Peter Weir, australiani që ka drejtuar filma të tillë të paharrueshëm si “Witness”, “Truman Show” dhe “Master and Commander”, regjisores Euzhan Palcy, e cila drejtoi Susan Sarandon dhe Marlon Brando në 1989 në “An Arid White Season” si dhe kantautores dhe kompozitores amerikane Diane Warren, 13 herë e nominuar.
Mes të tjerësh janë edhe Gregory Peck, Frank Sinatra, Oprah Winfrey, Jeffrey Katzenberg, Angelina Jolie dhe Lina Wertmuller në 2019, gruaja e parë në histori që u nominua për një Oscar si regjisorja më e mirë./ /os/























