Ballina Ekonomi

INSTAT: Rritje me 9.5 % e sasive të zëna të peshkut

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ INSTAT bën të ditur se, në vitin 2021, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 18.503 tonë, nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2020, duke shënuar një rritje me 9,53 %.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 43,60 % dhe peshkimi “Detar” me 28,06 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2021, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87 % dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %. Kategoria ujore “Akuakultura” ka pësuar rënie me 8,31 % në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2021, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42 % dhe “Merluc” me 11,16 %.

Për sa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 26,24 %, pasuar nga “Krap” me 18,45 % dhe specia “Skortë” me 17,33 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon foton familjare nga Brukseli: BE-ja nuk i liroi dot pengjet e Bullgarisë
Artikulli tjetërMotrat binjake izraelite lindin djemtë e tyre në të njëjtën… ditë!