Ballina Aktualitet

Policia, kontrolle antikanabis me dron në Lezhë

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga ajri dhe nga toka.

Policia e Shtetit bërii të ditur se, si rezultat i kontrolleve me dron, në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Policia bën të ditur se, vijon puna puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaterialet e ndërtimit, Komisioni i Ekonomisë miraton Aktin Normativ
Artikulli tjetërKush e shpiku frigoriferin modern?