Ballina Flash

Marrëveshja për energjinë, Ambasada e SHBA-së kërkon vazhdimin e dialogut

PRISHTINË, 21 qershor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas arritjes së sotme të marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter Ambasada u ka kërkuar dy vendeve të angazhohen në procesin e dialogut.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kosova e Serbia sot nënshkruan marrëveshjen për energjinë, e cila parashikon faturimin e energjisë elektrike për komunat në veri të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakime për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të PS-së në Divjakë dhe Lushnjë
Artikulli tjetërPOLONI – Rau: Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në